MENU
klinika

Nuk duhet t'i mungojë garderobës

Xhaketat e lëkurës janë po aq në modë sa në vitet ’90!

03.11.2020 - 12:27

Me siguri e keni vënë re që xhaketa e lëkurës këtë vit, i përket një tjetër niveli, atij të viteve ’90-të!

Praktikisht, ka qenë uniforma e elitës në vitet ’90 – Gwyneth Paltrow, Jennifer Aniston dhe Cindy Crawford kanë qenë vetëm disa ikona stili që e kanë veshur asokohe.

Xhaketa prej lëkure ishte veshja më e mirë e dekadës – e veshur shpesh me fustane, me xhinse ose me një palë syze dielli të vogla drejtkëndëshe.

Duket se xhaketa prej lëkure është rikthyer dhe është një prej veshjeve tendencë që po stilohet në shumë mënyra këtë sezon…

‘Arket’ ishte e para markë që riktheu trendin e shumëpërfolur. Qysh atëherë, xhaketa fitoi menjëherë vëmendjen e besnikëve (Brittany Bathgate). Pastaj kaq ishte e gjitha – ne nisëm të shihnim xhaketa lëkure majtas, djathtas dhe kudo. Edhe ju, nëse e keni ende në ndonjë cep, nxirreni dhe rikthehuni në tend.