MENU
klinika

Vonesa në përgjigjet e tamponëve

Drejtoresha e ISHP-së zbulon arsyen çfarë po ndodh

03.11.2020 - 20:19

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka thënë se në Shqipëri rreth 130 persona për 100 mijë banorë janë pozitivë me Covid-19. Në një intervistë, Fico sqaron dhe situatat lidhur me ankesat që kanë qytetarët për përgjigjet e tamponëve.

Ajo thotë se ka prioritete pasi testohen më parë tamponë qe vijnë nga spitalet dhe persona me simptoma.

“Bëhen ato qe vijnë nga mjeku i familjes nga 127, ato me simptoma sepse tamponi i një asimptomatiku nuk ka rendësi se nuk rriskon jetë. Nuk ka preferenca. Në total në Shqipëri kryhen rreth 3000 tamponë në ditë në sistemin publik dhe privat.”-tha Fico.

Sipas Ficos kjo shifër ka ardhur duke u rritur, por gjithmonë sipas një logjikë gjurmimi dhe hetimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MSH jep të dhënat për ata që humbën jetën dhe të shtruarit

Shqipëria rregjistron tjetër rekord për numrin e të infektuarve në 24 orë