Spektakël në dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme. Borussia Monchenglabach ka marrë një fitore të bujshme 6-0 në fushën e Shakhtar Donetsk. Gjermanët kanë siguruar fitoren e parë në Grupin B pas dy barazimeve befasuese të marra kundër Inter-it dhe Real Madrid-it.
Borussia është bërë skuadra e parë gjermane që fiton një ndeshje të Champions League në tokën ukrainase 26 vite pas fitores 4-1 të marrë nga Bayern në Kiev. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Alassane Plea, autor i tre golave dhe lojtari i parë në historinë e Monchengladbach që shënon një tregolësh në epokën e Champions League.
Borussia kryeson Grupin A me 5 pikë, ndërsa Shakhtari ka zbritur në vendin e dytë me 4 pikë. Inter dhe Real Madrid, që do të ndeshen pas pak në Spanjë, mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt me 2 dhe 1 pikë.
Atletico Madrid ka marrë një rezultat të papritur në javën e tretë të Champions League. Skuadra e Simeone-s, në fakt, nuk ka shkuar më larg se nja barazim 1-1 në fushën e Lokomotivës së Moskës, duke humbur kështu mundësinë për të kapur, edhe pse përkohësisht, Bayern-in në kreun e Grupit A.
Ndeshja është hapur me një gol të bukur të Gimenez me kokë në minutën e 8- të, por vendasit kanë barazuar në minutën e 25-të me një penallti të Miranchuk.
Jan Oblak nuk ka arritur të presë asnjë nga 17 penalltitë e fundit që i janë dhënë kundër Atletico-s në të gjitha kompeticionet (15 gola të pësuar, 2 penallti të humbura). Atletico mbetet në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa rusët janë ngjitur në të tretin me dy pikë.