MENU
klinika

Situata alarmante në Fier

Mirësevini në kopshtin e ferrit ose atë zoologjik!

16.10.2018 - 16:07

Pas ariut të murrmë Tomi, ‘Daily Mail’ ka raportuar një tjetër rast këtë herë në Fier.

‘Është kopshti zoologjik i ferrit’ kështu e përshkruan rastin e Safari Park Zoo.

Fotografitë e publikuara nga një fotograf aktivist për të drejtat e kafshëve që ka preferuar të mbetet anonim tregojnë ferrin që përjetojnë kafshët e egra.

‘Ky luan kockë e lëkurë vuan nga një infeksion i syrit dhe mbahet në kushte të keqija dhe duket i paushqyer.’ -shkruhet ne artikull.

Imazhet tregojnë luanin dhe kafshë të tjera brenda kafazeve të rrethuar nga papastërti, afër tyre mungon uji i pastër si dhe ambienti me hije.

Daily Mail raporton se kafshë të tjera si zebra, një ari apo një ujk i dobët, gjithashtu jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze, në kopshtin zoologjik privat.

 


Fotografi që shkrepi fotot tha për ‘Daily Mail se të gjitha kafshët mbahen brenda kafazeve të vogla, johigjienike dhe të pista.

“Luani s’ka fuqi të ngrihet në këmbë nga mungesa e ushqimit. Kafshët jetojnë në kushte mizore, pa kujdes veterinar dhe dietë ushqimore”.

Daily Mail i bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin urgjentisht masa kundër këtij kopshti zologjik privat pas publikimit të fotografive.