MENU
klinika

"Unë kam fituar, por..."

Si në Shqipëri! Trump pretendon se po vidhen votat

04.11.2020 - 09:55

Gara e fortë mes Donad Trump dhe Joe Biden për zgjedhjet presidenciale ka sjellë një përplasje “alla shqiptarçe” mes tyre ndërkohë që nga rezultatet e derimëtanishme kryeson ky i fundit.

I pari që reagoi pas mbylljes së votimeve ka qenë Joe Biden i cili u shpreh optimist duke thënë se është në rrugën e fitores. Kjo deklaratë e Biden krah të shoqes ka sjellë menjëherë reagimin e Donald Trump i cili e sulmoi me akuza se ai po tenton që të vjedhë zgjedhjet. Ndërkaq parlajmëroi se më vonë do të ketë dhe një deklaratë.

Akuzat e tij nuk i la pa përgjigje as Biden. Ai tha se fituesin nuk e shpall as ai as Trump por votuesit. Nga ana tjetër ka reaguar dhe vetë “Twitter” duke vendosur të fshehë deklaratën e Trump pasi sipas tyre ka një përbajtje dyshuese për mashtrim e cila prek procesin e zgjedhjeve.

Por Trump nuk e ka lënë me kaq pasi në deklaratën e parë pas mbylljes së votmeve e ka quajtur një turp për SHBA që një pakicë njerëzish po vjedhin votat e miliona amerikanëve.

Teksa u shpreh i bindur se i ka fitruar këto zgjdhje tha se po bëhet një grabitje e madhe e kombit me votat dhe për këtë do të shkojë në Gjykatën  e Lartë.

“Rezultatet e sotme kanë qenë fenomale. Qytetarët amerikanë u janë drejtuar në numër rekord qendravetë votimit dhe kjo është një shenjë e mirë.  Kemi fituar Ohajon. Kemi fituar Teksasin me diferencë prej 700 mijë vota. Kemi fituar në Goergia.

Ne jemi shumë para në vota dhe ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë. Dikush tha se ka fituar, dhe ndoshta edhe mund të  fituarm por ama ka shumë vota që duhen numëruar atje dhe jan në favorin tonë.) Bëhet fjalë për Arizonan ku Biden ka deklaruar se ka fituar. ( Ka pasur ndryshime votash në momentin e fundit. Por me e rëndësishme është se  ne jemi duke fituar Pensilvaninë me numër të madh votash.  Ata janë sh7umë larg me 64%të votave të numëraua do jetë e pamundur të na mundin në Pensilvbani

Guvernatori i teksasit ka bërë një punë të mrekullueshme, ai më telefonioi dhe më uroi. Ne fituam. Askush se ka parë këtë. Kemi fituar shumicën e votave në Michigan,. Ishte një natë e shkëlqyer. Kemi fituar shtetet e rëndësishme. Çfarë ndodhi me këto zgjedhje. E di çfarë ndodhi? Ata e dinin se nuk mund të fitonin dhe thanë le të shkojmë në gjykatë. E kisha parashikuar unë këtë. E kisha ditur që nga dita që do të çonin në gjykatë. Florida ishte një fitore e jashtëzakonshme. Teksasi gjithashtu. Ohajo. Një ditë e shkëlqyer. Unë e dua shumë ohajon. Rreth 500 mijë vota më shumë në karolinën e veriut.

Pastaj gjithçka ndaloi dhe kjo është grabitje ndaj popullit amerikan. Është turp. Ne i kemi fituar këto zgjedhje.  Ne do sigurohemi për integritetin. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë. Ne duam që këto vota të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në Gjykatën e Lartë dhe duam që votimi të mbarojë. Nuk duam më vota të hedhura në 4 të mëngjesit. Kjo është e turpshme”, tha Trump.

“Twitter” ka vendosur të fshehë postimin e Donald Trump pasi hodhi akuza ndaj kundërshtarit të tij Joe Biden, se sipas tij ky i fundit po tenton të vjedhë zgjedhjet.

Kjo deklaratë e Trump është fshehur menjëherë nga “Twitter” pasi shihet e dyshimtë për mashtrim dhe se kjo sipas tyre mund të ndikojë në zgjedhje.