MENU
klinika

Porosia e Gramoz Ruçit për deputetët

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë u vendos

04.11.2020 - 10:52

Sot është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, e cila miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 9 – 27 nëntor 2020.

Nën drejtimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 16,19 dhe 26 nëntor.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,  tërhoqi vëmendjen për zbatimin më rigoroz të protokolleve të mbrojtjes nga pandemia Covid-19 në veprimtaritë parlamentare.

Ndërkohë ditën e nesërme Parlamenti do të diskutoj në parim për pr/buixhetin e vitit 2021.