MENU
klinika

Reperi nuk heq dorë nga Shtëpia e Bardhë

Kanye West harxhoi 5.9 milionë dollarë dhe nuk fitoi asgjë!

04.11.2020 - 11:32

Fushata presidenciale e Kanye West mbaroi, por duket se reperi nuk do të heqë dorë nga gara e tij për të qenë president i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës.

Kanye dhe partia e tij e përshkruar nga ai si “Birthday Party” nuk pretendon fitore në asnjë shtet, por i ka idetë e qarta. Ai shkroi në Twitter:

“Kanye 2024.”

Fushata presidenciale $5.9 milionë e Kanye West mbaroi, por reperi nuk heq

Orë më parë, Kanye u shpreh se votoi për herë të parë në Wyoming.

“Zoti është kaq i mirë. Sot jam duke votuar për herë të parë në jetën time për presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe vota është për dikë që vërtet besoj…mua.”

Kanye njoftoi se do të garonte për president në korrik. Sipas një raporti të NBC News, ai shpenzoi gati 5.9 dollarë për të financuar fushatën.