04.11.2020 - 13:10
Shefat e Komisariateve në Korçë, Pogradec, Krujë e Kuçovë janë larguar nga detyra dhe në vend të tyre janë emëruar menjëherë drejtuesit e rinj.
Në Korçë është larguar shefi i Komisariatit Florian Dano, ndërsa nga Pogradeci ka ikur Niko Palla. Në vend të Danos është emëruar Krenar Gjokutaj, ndërsa në vend të Niko Pallës në Pogradec ka shkuar Artur Hebaj.
Ndërkohë, në Durrës ilargohet shefi i Komisariatit Gerond Seitllari, dhe në vend të tij është emëruar Ermal Ajdini. Ndërsa në vend të Artur Hebajt në Krujë, pasi ky i fundit u emërua në Pogradec, ka shkuar Elton Alushi.
Dje, kanë ndodhur ndryshime në kupolën e Policisë në Elbasan, Kukës dhe Dibrës.