Po sot startoi edhe Kategoria e Parë. Ka pasur surpriza që në nisje. Ndeshja që spikati më së shumti ishte ajo mes Erzenit dhe Dinamos. Kryeqytetasit morën një fitore të rëndësishme me shifrat 0-2 duke marrë tre pikët e para në kampionat.
Në sfidat e tjera të Grupit A, Besëlidhja mposhti në shtëpi Vorën me rezultatin 3-1, ndërsa edhe lezhjanët do synojnë për objektivin më të lartë. Ndërkaq, ra në sy, suksesi 5-2 i Burrelit ndaj Veleçikut, ndërsa Korabi mori fitoren 1-0 ndaj Orikut në limite.
GRUPI A
Besëlidhja-Vora 3-1
2’, 18’ Gega, 65’ Hoxha / 90’ Beshiraj
Burreli-Veleçiku 5-2
2’ Vecaj, 7’ Dodaj, 43’ Raboshta, 57’ Rexhepi, 76’ Stana / 67’, 92’ Ujkaj
Korabi-Oriku 1-0
88’ Skuka
Erzeni-Dinamo 0-2
50′ Da Silva, 85’ Pontreli
Partizani B pushim
Në Grupin B, spikat fitorja e Egnatias në fushën e Cërrikut. Rrogozhinasit kanë ndërtuar një ekip simpatik dhe kërkojnë të rikthejnë edhe njëherë tjetër lavdinë në elitën e futbollit shqiptar.
Lushnja hakmerret ndaj Besës për eliminimin në Kupë, duke fituar 2-1 dhe marrë tri pikët e para. Pogradeci-Luftëtari nuk është zhvilluar, duke konfirmuar kështu shkrirjen e ekipit gjirokastrit, që nuk është paraqitur për herë të dytë në një ndeshje zyrtare.
GRUPI B
Elbasani-Egnatia 0-3
44’ Brahimaj, 82’ Magani, 87’ Krasniqi
Lushnja-Besa 2-1
41′ aut. Hysa, 75′ Gjyla / 33′ Kukaj
Flamurtari-Turbina 0-0 (vijon)
Pogradeci-Luftëtari (ekipi gjirokastrit nuk paraqitet)
Tomori pushim