MENU
klinika

Rekord i ri të infektuarish

MSH publikon të dhënat: 396 raste të reja dhe katër humbje jete

04.11.2020 - 16:38

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhanë e përditësimit të situatës së COVID-19.

Vihet re se një rekord i ri i rasteve të reja në 24 orë është shënuar, me 396 të infektuar. Kështu në total numri i të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 22.300.

Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve kanë humbur jetën edhe katër qytetarë., duke e çuar numrin e viktimave në 536.

Fatmirësisht janë shëruar edhe 105 qytetarë, duke e rritur në 11.578 numrin e pacientëve që e kanë fituar betejën me COVID.

COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 396

Të shëruar ne 24 orë 105

Të shtruar në spitale 338

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1725

Testime totale 131.547

Raste pozitive 22.300

Raste të shëruara 11.578

Raste Aktive 10.186

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MSH jep të dhënat për ata që humbën jetën dhe të shtruarit

Shqipëria rregjistron tjetër rekord për numrin e të infektuarve në 24 orë