Ariana Grande ka reaguar ashpër ndaj influencuesve në Instagram që organizojnë party gjatë kësaj periudhe pandemie. Këngëtarja u shpreh e shqetësuar gjatë emisionit “Zach Sang Shoë”, që transmetohet në Youtube.
“A kemi patjetër të gjithë nevojë të shkojmë tek Saddle Ranch aq sa s’mund të presim që të kalojë kjo pandemi vdekjeprurëse?!”, është shprehur Grande e revoltuar. Saddle Ranch është një vend luksoz për personazhet e njohur që ndodhet në Kaliforni.
“Kemi vërtetë kaq shumë nevojë të veshim çizme kauboj dhe të hipim mbi një dem mekanik?! Të gjithë kemi kaq shumë nevojë për atë dreq postimi në Instagram?!”, ka vazhduar më tej këngëtarja, duke shprehur publikisht zemërimin e saj me personazhet e famshëm.
Ariana u shfaq në emision për të promovuar edhe albumin e saj më të ri, “Positions”, që u publikua ditën e premte. Ky është albumi i tretë i këngëtares, pas ‘Sweetner” që u lançua në 2018-tën dhe´”Thanku U Next” të vitit 2019-të.