MENU
klinika

'Sot në 2020 problem janë njerëzit e '97'

Rama: Iliri në barkun e Lulit jo si lepur por si luan

05.11.2020 - 11:18

Kryeministri Edi Rama fjalën në Kuvend për projekt-ligjin e vitit 2021 e ka filluar duke sulmuar opozitën.

Rama kujton krizat e viteve 1997 dhe 2013 ku thotë se mazhoranca e dikurshme ose opozita që do të rikthehet në pushtet shkaktoi dy humnera ose gropa borxhesh e likuiditeti.

Ndryshe nga ’97 me formulën ”Jep 1, merr 2”, Rama thotë se opozita tashmë e ka ”Jep 1, merr3”, pasi duke votuar Bashën merr edhe Kryemadhin me Metën, pasi Sali Berisha është në barkun e liderit opozitar si luani që udhëheq lepurin.

”Ftesat për të mos u marrë me të shkuarën ,dhe për të mos iu kushtuar momenteve tragjike, janë ftesa të arsyeshme. Por mos mbahet parasysh se sot vitin 2020 problemi janë po ata njerëz. Dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit, është absolutisht i pandashëm nga e kaluara. E kaluara pak më e largët, dhe e kaluara më e afërt. Kur shqiptarët u gjendën në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë paratë me moitivin jep 1 merr 2. Dhe pak më pas, ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen e duhur për t’i larguar nga detyra, të njëjtët njerëz me një tjetër gropëë borxhesh dhe likuiditeti.
Sot janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën formulë, jep 1 të marrësh 3 madje. Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin, dhe të marrin peshqesh Ilir Metën me Kryemadhin, se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit, jo si lepur por si luan. që udhëheq lepurin në luftë.
S’kemi pse fshihemi prapa gishtit. E vërteta është kjo. Sot Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar padiskutim shumëkënd, dhe do kishte fundosur vendin në rast se në atë goditje do ishin ata që janë të papaunë, dhe shajnë e shpifin, akuzojnë, çorodisin, është jo në kushtet kur mezi mbahet, por po rindërton në ritme jashtëzakonisht të larta. Mjafton të bëjmë një krahasim jo shumë të komplikuara.”- tha Rama.