MENU
klinika

Zbardhet debati

Gramoz Ruçi përjashton nga parlamenti deputetin e opozitës së re

05.11.2020 - 12:38

Përjashtimi nga punimet e Kuvendit erdhën pasi deputeti i opozirtës së re, Adriatik Alimadhi kërkoi fjalën si replikë ndaj kryeministrit Rama, por kryetari i parlamentit nuk ia dha.

Pas disa thirrjeve për tu ulur dhe me arsyetimin se po pengon deputetët e tjerë, kryetari i Kuvendit tha se Alimadhi është i përjashtuar nga seanca e sotme dhe do të kërkojë që të përjashtohet edhe për 10 ditë të tjera nga punimet e Kuvendit.

Debati mes Ruçit dhe Alimadhit

Alimadhi: Pse e bëni këtë qëllimisht ndaj meje

Ruçi: Po pengoni deputetin të flasë

Alimadhi: Po jo mo nuk po e pengoj

Ruçi: Të lutem. Nuk të ka përmendur emrin asnjëherë

Alimadhi: Bravo, bravo…nuk paskam gabuar që kam thënë tipik komunist i ndyrë që je, të privon të drejtën e fjalës dhe lirisë

Ruci: Për herë të dytë po të tërheq vëmendjen

Alimadhi: A do me dal fare nga parlamenti, se prandaj sillesh kështu ti

Ruçi: Ulu se po pengon

Alimadhi: PO jo mo zotëri se kam të drejtën e  fjalës

Ruçi: Po të tërheq vëmendjen për herë të tretë

Alimadhi: E çfarë pastaj?

Ruçi: Do dalësh jashtë

Alimadhi: A u kënaqe?! Më jep të drejtën e fjalës

Ruçi: Përjashtohesh nga seanca

Alimadhi: Bravo

Ruçi: Nëse do insistosh që nuk do dalësh jashtë do kërkoj të përjashtohesh 10 ditë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!