MENU
klinika

Pa dakordësinë e mazhorancës!

Ligji i ri/ Presidenti s’anulon zgjedhjet dhe s’refuzon dekretet për ministrat

06.11.2020 - 13:02

Zbardhet drafti organik për institucionin e presidentit, i cili parashikon kufizim të kompetencave. Presidenti nuk mund të anulojë datën e zgjedhjeve dhe nuk mund të mos dekretojë emërimin e ministrave pa u konsultuar me maxhorancën.

Sipas draftit te plotë të mazhorancës mbi ligjin ‘Për presidentin’. Ndalur te dekretimi i ministrave, presidenti ka 7 ditë kohë për t’u shprehur. Nëse presidenti nuk shprehet për 7 ditë, emërimi i ministrit nga Kuvendi.

“Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit, atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim. Ministri i miratuar sipas kësaj pike bën betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim”, shkruhet në draft.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, nëse ajo nuk caktohet nga presidenti, kompetencat i ka sërish Kuvendi.  Data e zgjedhjeve vendoset konsensus nga palët politike, në momentin që nuk është arritur dot në një konsensus, atëherë caktohet data e partisë që është në pushtet.

“Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve pas konsultimit me kryetarët ose përfaqësuesit e autorizuar të partive parlamentare. Data e zgjedhjeve përcaktohet nga Presidenti i Republikës mbështetur në konsensusin e partive pjesëmarrëse në konsultë. Në rast se mungon konsensusi, atëherë Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve, sipas propozimit të partisë apo partive që mbajnë numrin më të madh të mandateve parlamentare”, shkruhat ne draft.

Për betimin e gjyqtarëve, e cila ka pasur një ngërç mes dy institucioneve, nëse presidenti nuk i thërret presidenti brenda 7 ditësh, ato do të betohen para KLGJ.

“Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, vijohet më tej.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, ndryshime ka pasur edhe në kompetencat që ka kreu i shtetit në dhënien e nënshtetësive. Mazhoranca ka zgjedhur të hyjë në këtë pikë, pas skandaleve të publikuara njëra pas tjetrës, ku mësohet se presidenti duhet të konsultohet ngushtësisht me Ministrinë e Brendshme dhe organet e sigurisë, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani nga Ilir Meta.

“Dhënia e shtetësisë shqiptare dhe lejimi i lënies së saj bëhen nga Presidenti i Republikës me dekret, me propozim të ministrit që mbulon çështjet e brendshme, brenda 60 ditëve nga marrja e propozimit. Dekreti kundërfirmohet nga ministri propozues.Kërkesat, për të cilat Presidenti i Republikës dhe ministri që mbulon çështjet e brendshme kanë gjykim të kundërt quhen të rrëzuara.”, thuhet në draftin organik të mazhorancës.

Kritika nga mazhoranca, të artikuluara me ironi jo pak herë nga kryeministri Edi Rama është edhe dhënia e dekoratave nga ana e presidentit Ilir Meta. ” “Meta i ka marrë varrezat me radhë dhe si e ka nisur do dekorojë dhe Skënderbeun”, ka thënë më herët Rama, e sot mazhoranca ia ka kufizuar kompetencat. Tani më Meta nuk mund të japë një dekoratë, nëse nuk merr konfirmimin nga ana e organit propozues.

“Dekoratat dhe titujt e nderit jepen nga Presidenti i Republikës me dekret, me propozim të organeve të përcaktuara me ligj. Dekreti kundërfirmohet nga organi propozues”, thuhet në nenin 31 të raportit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Deputetët të lexojnë 81 faqe arsyetim, Kuvendi njëpartiak do të mbajnë përgjegjësi për…"

Apeli i Presidentit për të pritur opinionin e Venecias për Kodin