MENU
klinika

La Liga

Kriza, Barcelona nxjerr katër lojtarë në shitje

06.11.2020 - 13:28

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë në aspektin financiar. Dorëheqja e presidentit Joseph Maria Bartomeu ka lënë një boshllëk të madh te gjiganti katalanas që po i drejtohet falimentit.

Gjithsesi, presidenti në detyrë, Carles Tusquets, ka një ide se si të dalë nga kjo gjendje dhe zgjidhja duket se është shitja e futbollistëve që nuk janë në planet e trajnerit Koeman. Janë 4 futbollistë që kanë dalë në shitje, mes të cilëve edhe talenti francez Ousmane Dembele.

Sulmuesi nuk ka shkëlqyer kurrë në “Camp Nou”, duke zhgënjyer drejtuesit, të cilët tashmë po mendojnë ta largojnë përfundimisht nga Barcelona. Interes për të ka pasur nga Manchester United dhe Juventus.

Të njëjtin fat pritet të ketë edhe sulmuesi Braithwaite. Ashtu siç edhe Dembele, danezi nuk ka bindur stafin teknik dhe duke nisur nga janari mund ta shikojmë me një tjetër fanellë. Koeman i ka treguar derën edhe dy futbollistëve të dalë nga akademia e “La Messia”, Aleñá dhe Riqui Puig.

Me shitjen e tyre, Barcelona do t’i shpëtonte falimentit, si dhe do të kishte fonde për të kryer ndonjë goditje në merkaton e janarit. Në krye të dëshirave gjendet Depay dhe, për të, Barcelona është gati të bëjë një sforco të vërtetë financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi zbaton protokollin

Trajneri i kërkon fanellën, Messi nuk ia jep


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës