Ndërkohë që bota pret e hutuar të mësojë se kush është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Joe Biden këmbëngul se duhet të tregohet durim.
Disa muaj përpara zgjedhjeve, Komiteti Kombëtar Demokratik dhe grupet aleate çuan në shtetet e lëkundura ushtri avokatesh për të sfiduar ligjet që kërkojnë që votuesit të nënshkruajnë votat postare dhe duke sfiduar më shumë se çdo gjë tjetër, afatet për hedhjen e fletëvotimeve me postë, sikur zgjedhjet të mos kishin më afate. Preteksti për të gjitha këto ndryshime ishte pandemia, edhe pse Amerika ka zgjedhur presidentë gjatë luftërave botërore, epidemive të poliomelitit dhe shumë emergjencave të tjera, pa e hequr afatin e hedhjes së votës deri në ditën e zgjedhjeve.
Në atë që dukej të ishte një përpjekje e koordinuar, media u tha amerikanëve që të mos prisnin një fitues ditën e zgjedhjeve. Presidenti Trump ishte përpara në 3 nëntor, por Biden fitoi përparësi ndërkohë që numëroheshin të gjitha fletët e votimit për postë. CNN ndaloi së foluri për ditën e zgjedhjeve dhe kaloi në “sezonin e zgjedhjeve”.
Çfarë po ndodh tani? Epërsia e Trump në shtetet e fushës së betejës po zvogëlohet ndërsa numërimi vazhdon. Në mëngjesin e 4 nëntorit, Trump u zotua t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të ndalojë numërimin e fletëve të votimit. E majta dhe shumë aktivistë shpërthyen me zemërim. Republikani Adam Schiff tha se presidenti po vepronte si “despot”.
Trump ka në fakt një bazë të fortë kur thotë se disa prej fletëve të votimit që numërohen në Pensilvani, Minesota dhe shtete të tjera janë të paligjshme. Në fakt, Pensilvania dhe Minesota tashmë janë urdhëruar nga gjykatat të ndajnë fletët e votimit që mbërrijnë pas Ditës së Zgjedhjeve.
Në fillim të këtij viti, demokratët e Pensilvanisë bënë një zgjedhje përfundimtare, duke e bindur një gjykatë të kontrolluar nga demokratët, të lejonte që fletët e votimit që mbërrijnë pas Ditës së Zgjedhjeve të numërohen, edhe nëse nuk kanë një vulë postare ose një nënshkrim të verifikuar.
Republikanët shkuan në Gjykatën e Lartë përpara Ditës së Zgjedhjeve duke i kërkuar të merrte një vendim kundër këtyre ndryshimeve, por Gjykata e Lartë refuzoi të veprojë mbi baza emergjente. Ndoshta gjykata mund të ketë shpresuar se Trump ose Biden do të fitonin Pensilvaninë me një diferencë të thellë.
Por zgjedhjet dolën kokë më kokë, me Trump që vazhdon të ruajë një diferencë të vogël. Imagjinoni se si mund të ndryshojnë rezultatet nëse mund të numërohen fletët e votimit që shfaqen pas Ditës së Zgjedhjeve, pa asnjë vulë postare dhe asnjë nënshkrim të verifikuar.
Kushtetuta Amerikane thotë, jo një herë, por dy herë, se është vetë legjislatura e shteteve ajo që vendos “kohën dhe mënyrën e mbajtjes së votimeve”. Guvernatorët, komisionet dhe gjykatësit lokalë nuk kanë asnjë autoritet të shkelin ligjvënësit e shtetit.
Në fakt, gjyqtarët tashmë vendosën që në Uisconsin që fletët e votimit që mbërrinin deri në gjashtë ditë pas Ditës së Zgjedhjeve nuk mund të numëroheshin, sepse lejimi i tyre për të numëruar do të ishte në kundërshtim me ligjin e shtetit.
Biden ndërkohë thotë se çdo fletë votimi duhet të numërohet dhe gjithçka që duhet është durimi. Por Trump këmbëngul se duhet të llogariten vetëm fletëvotimet e vlefshme, të hedhura ligjërisht.
Trump, sipas asaj që thonë republikanët prapa kuintave, ka të drejtë që i kërkon gjykatës së lartë të të ndalojë manovrat ligjore të Partisë Demokratike. Por për momentin asnjë prej tyre nuk po flet më zë të lartë, për të mos cënuar imazhin ndërkombëtar të SHBA-ve, duke e lënë presidentin tvetëm në sytë e publikut.