Kategoria e Parë ka dhuruar spektakël me shumë gola. U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për Grupin A, ku nuk munguan rezultatet surprizë. Besëlidhja e Sinan Bardhit shpartalloi me rezultatin 2-6 Partizanin B, në përballjen e vlefshme për javën e dytë.
Një dominim i frikshëm i skuadrës lezhjane që arriti të shënonte plot 4 gola që në fragmentin e parë të lojës. Ndërkohë në 2 përballjet e tjera, Korabi mposhti minimalisht Veleçikun në transfertë.
Me rezultatin 1-0 triumfoi edhe Oriku përballë Erzenit. Vlen të theksohet fakti se shijakasit humbën në pjesën e dytë edhe një 11-metërsh me anë të sulmuesit Çema.
GRUPI A
Partizani B-Besëlidhja 2-6
Delia 49′, Bërdufi 70′ / Hajdari 18′ 31′, Bushi 21′, Gega 29′, Dibra 51′, Xhorxheviç 85′
Oriku-Erzeni 1-0
Caushaj 20′
Veleçiku-Korabi 0-1
Lala 48′
Vora-Burreli (nesër)
Dinamo pushim
Në Grupin B, Tomori ka bindur ndaj Elbasanit duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0. Brunild Pepa ishte ai që hapi serinë e golave teksa Hida dhe Branica falë një dopietë vulosën “pokerin”.
Ndërkohë në përballjen tjetër, Besa e Kavajës iu fal barazilianit Da Silva në takimin ndaj Pogradecit të zhvilluar në Luz, duke fituar me rezultatin 2-1.
GRUPI B
Tomori-Elbasani 4-0
Pepa 43′, Hida 47′ Mezini 49′, 90+2
Besa-Pogradeci 2-1
Da Silva 56′, 72′ / Hysenllari 71′ (p)
Luftëtari-Flamurtari (gjirokastritët nuk paraqiten)
Egnatia-Lushnja (nesër)
Turbina pushim