SHBA-Ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama ka uruar presidentin e ri Joe Biden. Me anë të një postimi në Twitter, ai i ka përcjell urimet e tij presidentit të ri Joe Biden dhe zvendës-presidentes Kamala Harris. Gjithashtu, sipas CNN, një zëdhënës i Barack Obama ka thënë se ish-presidenti ka biseduar me Joe Biden dhe Kamala Harris pas fitores së tyre ndaj presidentit Donald Trump dhe i ka shprehur urimet dhe mbështetjen e tij.
“Presidenti Obama foli veçmas këtë pasdite me Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris. Ai e përgëzoi secilin prej tyre për fitoren e tyre historike dhe u tha atyre sa ishte krenar për fushatën që ata zhvilluan në kohë të paparë, “- ka thënë një zëdhënës i Obamës.
“Urime miqve te mi, @JoeBiden dhe @KamalaHarris – Presidenti dhe Nënkryetarja jonë e ardhshëm e Shteteve të Bashkuara,“- ka shkuar Barack Obama në Twitter
Postimi i plotë: