MENU
klinika

Ndeshjet e nëntorit

Një tjetër lojtar i Tiranës merr ftesë në Kombëtare

09.11.2020 - 17:52

E paralajmëroi vetë trajneri Edy Reja që lista e Kombëtares është subjejt i ndryshimeve në varësi të futbollistëve që do të lejohen ose nga ekipet e tyre.

Dhe në këtë kuadër, mësohet se pas mbrojtësit të majtë, Marsel Ismajlgeci, një tjetër mbrojtës i Tiranës, ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kuqezinjve për ndeshjet e muajit nëntor.

Bëhet fjalë për futbollistin pogradecar Erjon Hoxhallari, i cili do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja, për miqësoren e 11 nëntorit ndaj Kosovës si dhe për 2 përballjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Kujtojmë që roli i tyre natyral është i njëtë, mbrojtës i majtë. Por, sezonin e fundit, Hoxhallari u natyralizua në qendër duke bërë mjaft mirë. Ftesa ka ardhur në klub, ndërkohë që këtë fakt pritet ta konfirmojë vetë trajneri apo zyra për shtyp në FSHF.