MENU
klinika

Rreziqet që e presin ish-presidentin

Donald Trump nuk njeh zgjedhjet në SHBA, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet surprizë

09.11.2020 - 18:28
Mënyra banale sesi po sillet presidenti Donald Trump, pas humbes së zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, çdokënd që mendon, e ka bindur se ai ka qenë rrezik për Amerikën dhe për të gjithë botën.
Po pse po sillet si një i çthurur mendërisht, presidenti në humbje Donald Trump?
Çështja nuk është vetëm te humbja: Trump tani po rrezikon burgun. Dhe kjo është pika qëndrore e nxehtësisë së tij mendore që po e çon deri në këtë çthurrje psikike.
Në artikullin e djeshëm, gazeta prestigjoze gjermane Focus, i shpjegon qartë të gjitha rreziqet qe e presin Donald Trump-in.
l.
Donald Trump ka mbi 30 procese gjyqësorë qe e presin në Amerikë. Nëpër këto procese gjyqësorë penalë, që nga viti 2016, jane denuar 18 punonjës të firmave te tij.
Kurse presidentin Trump, deri tani, e ka shpëtuar imuniteti i presidentit.
Ashtu siç e shprehëm edhe më lart, reviste shumë serioze gjermane, Focus, në Bavari, në numrin e saj të djeshëm, i analizon me detaje të gjitha këto, me fakte realë..
Shkrimet jane nga gazetarë dhe profesorë qe jetojnë në USA dhe e njohin me detaje këtë çështje.
Trump ka mashtrim bankash, ka mashtrim me siguracione, etj. Kurse prokurorët amerikanë mezi po presin të çelin proceset, sepse deri tani Trump-in e ka mbrojtura imuniteti i presidentit.
E pra, ai ka mbi 30 procese që e presin, dhe kjo është arsyeja e çthurrjes së tij mendore. Të paktën unë e besoj shtypin gjerman, sepse vetëm nga këto të dhëna e kupton qartë disekuilibrin e tij mendor në këto momente paszgjedhore.
ll.
Me këto që po shohim, Donald Trump paska qenë një turp historik për Amerikën dhe një rrezik serioz. Por, Amerika triumfoi sërish si demokraci e
madhe.
Amerikanët e provuan për të katërtën herë që janë një popull i madh. Gjermanët nuk e bënë dot në vitin 1933 këtë që bënë amerikanët në vitin 2020. Sepse, njëlloj si Gjermania hitleriane, edhe Amerika dhe, e gjithë bota, ka qenë në rrezik.
Kjo po kuptohet tani sak nga sjellja vulgare dhe krejt ordinere që po përdor Donald Trump pas humbjes. Ndërsa ekspertët e kanë kuptuar qartë ndërkaq se, të gjitha këto akte prej “budallai” që po kryhen prej tij, janë frikë nga proceset e hapura penale.
Por, a mos vallë Trump po kërkon që, duke kundërshtuar zgjedhjet pa prova, me një kompromis, të arrijë faljen e tij nga dënimet?
Ka mundësi që ai të jetë edhe në këtë lojë, por, për mendimin tonë, kësaj nuk ia arrin dot.
Le të shohim në vijim se si do të precipitojnë ngjarjet në Amerikë, kur po shihet se, në rrugën e tij, Trump-in nuk po e përkrahin as vetë liderët kryesorë të Partisë Republikane.
lll.
Por ka edhe diçka: Moska politike dhe Beogradi politik, janë që të dy në një atmosferë të rëndë pas humbjes se Donald Trump-it. Dhe sigurisht që kjo sjellje e tyre e shpjegon edhe më qartë rrezikun qe e kishte kërcënuar Amerikën dhe vetë Perëndimin demokratik.
Kursi Perëndimi, dje, pas shpalljes së rezultatit fitues të Joe Binden-it, shpërtheu në gëzim, sikur të kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore.
Kjo është gjendja, dhe bota po ndjen se ka shpëtuar nga një rrezik i madh.