MENU
klinika

"3 veprimet konkrete që presim"

Ramush Haradinaj “pa dorashka”: BE duhet t’ja shtrinte dorën Kosovës

21.11.2020 - 18:19

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se në kohën kur lufta e UCK-së, vihet në dyshim, kur lidershipi i Kosovës po përballet me akuza në Hagë e kur ka plot probleme të brendshme, përfshi këtu edhe pandeminë, Bashkimi Europian nuk duhet të qëndronte indiferent, por duhet t;i shtrinte dorën Kosovës, me dia veprime konkrete.

Liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit, statusi i Kandidatit është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE, shprehet Haradinaj.

Do ta vuajnë institucionet e Kosovës?
Po si jo, shikoni, e para shprehja e mosbesimit që ti ta bësh një gjykatë në vendin tënd tregon për nivel të dobët të shtetit ligjor, tregon për një pamundësi që për të gjykuar veprën e tillë. Pastaj lajmet se po gjykohen udhëheqësit e Kosovës, udhëheqësit e UÇK-së bëjnë dëm të madh në besim te palët e ndryshme, edhe ata politik e institucional, por edhe te ekonomia investitorët te shoqëria civile, opinioni, te media. Pra, Kosovës i vështirësohet pozita e vet edhe në planin e brendshëm, po se po, edhe rajonal e më gjerë

A është ky një çmim që duhet të paguajë Kosova për lirinë e saj?
Liria s’ka çmim, se për liri edhe jeta jepet edhe çdo gjë tjetër. Ne kemi dhënë jetë, kemi luftue edhe me rrezikun e jetës. Mirëpo kjo është një barrë që po i ngarkohet Kosovës tani, e Kosova për ta mbajt këtë barrë e vetme e ka të vështirë. E ka të vështirë për faktin që jemi edhe vend i ri. Kemi situatë të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë, kemi çështje të pazgjidhura në rajon, sikurse dialogu me Serbinë e në këtë kohë besoj se BE duhet t’ja shtrinte dorën Kosovës me disa veprime konkrete, që përpos ndihmës që na jep me gjykatën, këtë ndihmë na e jep edhe Amerika edhe BE, se ata thonë se ne po ju ndihmojmë ju me vendos të drejtën me shqyrtu këto çështje të së kaluarës. Ok, ju po na jepni këtë ndihmë, po a mundeni me na dhënë edhe një ndihmë tjetër, që si Kosovë ne të përballojmë këtë gjendje pa pasojë të brendshme. Cilat mund të ishin veprimet e BE-së të cilat mund t’i kishte dhënë menjëherë, psh: liberalizimi i vizave, për qytetarët e Kosovës. Jemi të vetmit në kontinent që nuk e kemi të drejtën e lëvizjes së lirë, jemi të izoluar. Njohjen nga pesëshja e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Ju e shihni kishte mjaft kritika për administratën e Presidentit Trump, për marrëveshjen e 4 shtatorit, por ajo solli njohjen e Izraelit e mendojmë që BE duhet të na ndihmojë për të na njohur pesëshja e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, sepse në këtë mënyrë ia lehtëson Serbisë mërrëveshjen me Kosovën. Kur na njeh Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia e Spanja është më lehtë për Serbinë me njoft Kosovën. Argumentet i ka më të lehta për qytetarët e vet për me njoft Kosovën, e kështu i jepet Kosovës kandidatura. Pra, liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit, statusi i Kandidatit është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE. Pra, BE mendoj që duhet të na japë këto tri të drejta, por që do ndihmonin edhe menaxhimin e gjendjes së brendshme në të cilën ndodhemi tani si vend.

(BalkanWeb)

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi