MENU
klinika

Flet Biserko

Ndarja e Kosovës nisi dy vite më parë

16.10.2018 - 20:17

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëherësh mbrojtësja më e zëshme të interesave të Kosovës, Sonja Biserko, ka folur për sulmet në adresë të saj të iniciuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe strategjitë e implementuara për ndarjen e Kosovës.

Biserko në një intervistë të dhënë për revistën “Vreme”, e cila mban datën 4 tetor ka përmendur për herë të parë emra konkretë, ndërsa ka listuar edhe rolin që kanë patur disa figura ndërkombëtare në këtë çështje.

Sipas saj, të dy presidentët, ai i Kosovës dhe i Serbisë kanë biseduar për gati dy vite radhazi në Bruksel për idenë e ndarjes së Kosovës, por shton se pjesë e tyre është bërë edhe Frederica Mogherini.

sonja-biserko-konica.al

Gjuha e saj është e ashpër pasi shprehet se në bisedime kanë hyrë persona me shumë pak kompetenca, që sipas saj, interesat kombëtare dhe sociale, nuk janë parësore për ta.

Ajo shprehet se Beogradi kishte si synim gjetjen e një partneri nga Tirana zyrtare, ndërsa sipas saj, Serbia “prenotojë” për këtë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Biserko shton se bisedimet për ndarjen e Kosovës filluan para dy vitesh, kur Rama ishte për një vizitë në Serbi.

“Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite.

Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këtë e zbuluan Washingtoni dhe Londra”, deklaroi Biserko.

Edi-rama-vucic-konica.a

Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev…

Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes.

Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar.

Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”, thuhet mes tjerash në intervistën e Biserko.

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë