MENU
klinika

Nga Mentor Kikia

Harrojeni Covidin, por shërohuni nga politika o njerëz të mjerë

22.11.2020 - 20:17

Bëra një postim dje në këtë faqe, ku kritikoja PD-në që akuzonte qeverinë duke përdorur ca foto nga morgu, si dhe qeverinë, që kur do të sulmojë opozitën, nxjerr doktorreshë Najadën dhe mjeket në koridor si të ishin kori i QSUT-së. Ishte një nga shkrimet që tërhoqi shumë komentues. Qindra njerëz u lëshuan duke u sharë mes tyre(Jo duke diskutuar e ndarë mendime).

Ata që mbronin “Morgun” dhe kauzën e opozitës dhe ata që mbronin “Mjekët” dhe qëndrimin e qeverisë. Padyshim që të gjithë bashkë shanin edhe autorin e shkrimit. Ca për pjesën e parë, e ca për pjesën e dytë.

Po nuk mungonin as ata që e shanin, pse i kishte kritikuar të dyja palët. Sepse njeriu duhet ta ndajë: O me njërën palë, o me tjetrën. Theksoj, sharje dhe jo diskutim normal, për të cilin kemi vërtet aq shumë nevojë.

O njerëz të mjerë, o të pabrekë, o të pangrënë, që jeni gati ta shqyeni e ta hani njëri-tjetrin, për llogari të “atyre lart”, po a nuk e kuptoni se sa jeni robëruar nga varësia prej politikës? Po jeni të gjithë njësoj të gënjyer e të mashtruar, të gjithë të vjedhur e të përdorur, sa nga njëra e sa nga tjetra palë.

Edhe unë kam bindjet dhe preferencat e mia politike dhe i mbroj ato. Por nuk jam gati të pështyj askënd që nuk ka të njajtat bindje me mua. Aq më pak ta “shqyej”. Sepse jam 1000% i bindur se në këtë vend nuk ka ende një udhëheqës apo një politikan që të meritojë të tillë sakrificë sublime nga populli i tij.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!