MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë

Salih Mustafa do të qëndrojë në paraburgim!

24.11.2020 - 08:05

Ish-udhëheqësi i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht.

Në vendimin i cili është publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara ndër arsyet e refuzimit përmendet “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejë krime të mëtejshme”, shkruan Evropa e Lire.

Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

Ai në paraqitjen e parë para gjykatësit të procedurës paraprake u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte të ngritura nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në kërkesën për lirimin me kusht nga paraburgimi mbrojtja e Mustafës kishte paraqitur si arsye faktin se Mustafa “banon në Kosovë dhe dëshiron të rifillojë punën e tij aktuale”, pastaj që ai është “paraqitur vullnetarisht për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe se i njëjti do të dorëzojë vullnetarisht pasaportën e tij dhe do të paraqitet pranë Dhomave të Specializuara sipas kërkesës”.

Ndërsa prokuroria në kundërshtimin e saj ka thënë se “pas dorëzimit të materialit mbështetës të aktakuzës, tek Mustafa është rritur nxitja për të ikur sepse tash është i vetëjdishëm për mundësitë konkrete të dënimit, dhe se rreziku nga ikja është më e madhe marrë parasysh numrin e kufizuar të shteteve me cilat Kosova ka marrëveshje për ekstradim”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë