MENU
klinika

Ngatërroi ndjekësit!

“Thumbi” për Noizy-n bëri xhiron e rrjetit, Stresi sqaron postimin

24.11.2020 - 11:18

Gjatë ditës së djeshme, reperi i njohur Stresi ndau në llogarinë e tij në Instagram një video të reperit Big Kik.

Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Gjoni Black” të Merion Mjekiqit, repoi në studio dhe mori mbështetjen e reperit shqiptar.

Mirëpo, në një pjesë e freestyle-it të tij, Bik Kik tregonte se dikur kishte qenë pjesë e grupit “OTR” dhe nuk e kishte kuptuar pse Noizy i kishte prishur marrëdhëniet me të.

“E kom nis me Noizyn, për atë Zot të madh se di pse nga grupi m’hoqi. Jo se kam naj gjo me to se s’du me majt inate po s’di pse jena nda. Pse mu fut blloku pa dy llafe. S’kam kohë me bo debate, nga ty dua një arsye, mendoja se me OTR do kapja yjet”- shprehej Big Kik ndër të tjera.

Pikërisht për shkak të këtyre fjalëve, postimi i Stresit i cili mbështeste Big Kik u mor si një thumb ndaj Noizyt.

Për “Iconstyle.al”, Stresi ka sqaruar të vërtetën dhe ka shpjeguar domethënien e postimit që bëri lëmsh rrjetin.

Reperi tregoi se pjesa e publikuar nuk ishte aspak pjesa ku Big Kik i bën “diss” Noizy-t, por një pjesë e çfarëdoshme, ndërsa qëllimi i tij i vetëm ishte të mbështeste reperin.

“S’kam kunj ndaj asnjërit. I kam publikuar një freestyle djalit dhe po ta shihni nga minutazhi, s’ka të bëjë me diss-in që ka bërë. Unë e kam bërë screenshot kur po bënte free një bit tjetër dhe jo kur po shante të tjerët. Po të kisha kunj, do nxirrja videon si të tjerët. Unë jam spektator, shijoj shfaqjen.”- ka përfunduar Stresi.