Qarku i Lezhës është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i një viti më parë kur qindra familje mbetën të pa streha. Konkretisht në gjithë qarkun e Lezhës u bënë të pabanueshëm 47 pallate dhe 799 banesa individuale ndërsa bashkia e Kurbinit është zona që ka pasur dëmet më të mëdha konkretisht me 35 pallate të pabanueshëm dhe 465 banesa individuale. Në 40 pallate që kanë dëmtime të rënda është vendosur që të ketë ndërhyrje në strukturë për ti përforcuar.
Ka dhe pretendime të shumë banorëve të cilët thonë se banesat e tyre nuk janë vlerësuar fare duke i klasifikuar si banesa të braktisura dhe akuzojnë bashkinë për selektivitet dhe ngjyrime politike. Në bashkinë e Lezhës procesi i shembjeve po vijon, edhe në bashkinë e Mirditës janë shembur dy pallate të pabanueshëm por deri tani që flasim nuk kemi asnjë shtëpi të ndërtuar.
Banori: Shtëpia është e dëmtuar komplet. Bashkia e Kurbinit pjesërisht disa inxhinierë e kanë vlerësuar të braktisur. Kjo shtëpi nuk është e braktisur, këtu jetojnë njerëz. Arsyeja se këto janë familje demokrate dhe njerëz që janë shumë te pastër, po nuk dhe para në Bashkinë e Kurbinit nuk figuron.
Banori: Nuk kemi Kryetar Bashkie, i kam bërë thirrje dy tre herë për takim, nuk më takon. Kanë ardhur e kanë parë, nuk e kanë vlerësuar, nuk duan t’ia dinë se kush është banesa ime as ku jetoj unë.
Banori: Mendoj që duhet të ishin përfunduar dhe duhet të përfundojnë sa më shpejt. Ka 3 muaj si varrezë këtu, grumbull mbeturinash dhe nuk po merren masa.