MENU
klinika

“Dy ditë në shkollë e tri ditë online, përveç…”

Tre skenarët e rinj! Vendimmarrja e re, e pabazuar në udhëzimin për vitin shkollor

27.11.2020 - 09:17

Vendimi i beftë për të kaluar mësimin në skenarin e dytë është pasuar nga një plan krejt i ri mësimdhënieje.

Ndryshe nga ç’u paraqit në udhëzimin e fillimvitit shkollor, mësimi i kombinuar nuk do të realizohet një javë me prezencë fizike dhe java tjetër online, por çdo klasë do të bëjë gjysmën e ditëve në shkollë dhe pjesën tjetër në shtëpi. Kjo, me përjashtim të ciklit fillor dhe maturës. Pra, prindërve që iu ishte parashtruar në shtator një skenar i miratuar nga kjo qeveri, tanimë iu del një i ri, që trajtohet si shtojcë, por në fakt është përjashtues i dokumentit të firmosur nga ministrja Besa Shahini.

Ky çorganizim bëhet në një kohë kur nuk ka ndodhur asgjë jashtë parashikimeve të situatës së pandemisë. E vetmja gjë që dihej ishte që rritja e shifrave do të sillte kalimin në një tjetër nivel mësimdhënieje, atë të alternuar. Deklarata e Komitetit të Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë nxiti ekspertët e arsimit drejt një vendimmarrjeje të rastit, të pabazuar në udhëzimin e fillimvitit shkollor.

“Mbrëmë, pas konsultimeve dhe orëve të gjata të punës me ekspertët e MASR, përfaqësuesit e Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), si dhe analizës së eksperiencës në vendet e tjera, kemi hartuar shtojcën e udhëzuesit të fillimvitit 2020-2021. Sipas këtij udhëzuesi, shkollat do të kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e varianteve të mësimit të kombinuar, në varësi të situatës së pandemisë, numrit të nxënësve apo kushteve të tyre specifike, por gjithmonë duke ruajtur të gjitha rregullat higjieno-sanitare dhe të distancimit fizik”, deklaroi nr.1 i Arsimit, Evis Kushi dje, në prezantimin e detajeve të mësimit nga data 1 dhjetor deri në një vendimmarrje të dytë.

DETAJET

Tre miniskenarë brenda një të vetmi, varësisht nga situata e pandemisë, jo vetëm në shkallë kombëtare, por edhe brenda shkollës a klasës. Parimi është që klasat nga e para në të pestën dhe matura të mbahen në shkollë çdo ditë për shkak të specifikës që kanë, ndërsa të gjithë nxënësit e klasave të tjera të frekuentojnë shkollën çdo javë nga dy ose tri ditë (me rrotacion).

Njëra palë deri në 10:15 dhe tjetra deri në 13:45. Ky është skenari i parë që pasohet nga dy të tjera që çojnë gati deri në kyçjen e institucioneve arsimore. “Në rast se shkollat kanë situata të rënduara në stafet mësimore, mund të aplikohet skenari ku vetëm klasat fillore dhe maturantët të bëjnë mësim në klasë, ndërsa klasat e tjera online”, detajoi ministrja duke shtuar edhe rastin e tretë, që flet për situata më të rënduara pandemike, në të cilat shkollat mund të frekuentohen vetëm nga klasat e para dhe të dymbëdhjeta.

Do të jenë shkollat që do zgjedhin variantin që iu përshtatet në varësi të situatës së infektimeve, numrit të nxënësve apo kushteve specifike. Por, ndonëse u lihet dorë e lirë drejtuesve mbi variantin që do të zgjedhin, pikën në fund e vënë drejtuesit e arsimit. Çdo të premte, shkollat, në bashkëpunim me njësitë e kujdesit shëndetësor, raportojnë në zyrat arsimore e më pas vendoset mënyra se si do të vijohet mësimi.

RASTE PËRJASHTIMORE

Siç ka ndodhur edhe më parë, një prind mund të kërkojë që për shkak të angazhimeve ta kthejë mësimin e fëmijës në vetëm një turn, paradite apo pasdite, tanimë mundet të zhvillojë mësimin online në çdo ditë të javës. E kundërta, jo. “Në raste të veçanta, kur ka raporte mjekësore, apo me kërkesë të prindit, nxënësit mund ta zhvillojnë mësimin tërësisht online, duke kaluar nga një grup në tjetrin brenda klasës”, sqaroi Kushi. Ndonëse zyrtarisht shkollat kanë kaluar në skenarin e dytë të mësimdhënies, ministrja la derë të hapur për qëndrimin në të parin atyre shkollave që kanë pak nxënës dhe nuk kanë shifra të larta infektimesh. Ndonëse një zgjidhje e papëlqyer thuajse nga të gjitha palët, gjatë kësaj kohe, ministria ka “shtruar rrugën” drejt mësimit në kushte shtëpie përmes regjistrimit të të gjitha mësimeve në RTSH shkolla, të cilat ngarkohen edhe në platformën online “Akademi.al”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkollat do hapen me turne, si do të zhvillohet mësimi

Merret vendimi/ 9-vjeçarja e gjimnazi në banka më 14 shtator


Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!