MENU
klinika

Mali i Zi

Kabineti i ri qeveritar/ Shqiptari merr postin e rëndësishëm

27.11.2020 - 15:27

Lideri i lëvizjes URA, shqiptari nga Ulqini Dritan Abazoviç, është propozuar për postin e zv/kryeministrit në qeverinë e re të Malit të Zi.

Mandatari Zdravko Krivokapiç ka prezantuar sot përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin, pas humbjes në zgjedhje të politikanit që dominoi skenën politike të dekadave të fundit Milo Gjykanoviç.

Kujtojmë që partia e Abazoviç ka 4 deputet në Parlament dhe ai u kthye në një “king maker” në zgjedhjet parlamentare.

Qeveria e re pritet të votohet në Parlament në seancën e caktuar të mbahet më 2 dhjetor.

Qeveria e Malit të Zi do të udhëhiqet tanimë nga partia që ka qenë në opozitë. Sjelim në vëmendje që partia e presidentit Gjykanoviç doli e para në zgjedhje, por koalicioni i gjerë opozitar siguroi 41 mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë.