MENU
klinika

Nga The Washington Post

Përse shumë amerikanë votuan Trump?

28.11.2020 - 09:25

Strategjia e presidentit Trump për të injoruar pandeminë funksionoi kryesisht për republikanët. Pasi qëndrimi indiferent i Presidentit Trump ndaj pandemisë së koronavirusit ndoshta i kushtoi atij rizgjedhjen në postin e presidentit. Megjithatë duket shqetësuese që ai ende fitoi më shumë vota se çdo president në detyrë në historinë amerikane, pavarësisht se refuzoi të merrte përsipër përgjegjësinë në kohë krize shëndetësore e cila ndër të tjera shkatërroi keq edhe ekonominë vendase.

Përse diferenca e Biden me Trump është aq e vogël në vota në disa prej shteteve më të rëndësishme ku ai fitoi?

Demokratët, duke luftuar për t’i dhënë kuptim gjithçkajë, janë të mbyllur në një raund tjetër të ndëshkimit reciprok: Ata ishin ose shumë progresivë për votuesit agresivë me politika ambicioze si Green New Deal ose jo aq progresivë sa të frymëzonin votuesit potencialë demokratë votuesit të paraqiteshin në qendrat e votimit.

Ata duhet ta kuptojnë se nuk kishte asnjë mënyrë për të shmangur zhgënjimin. Tre faktorë – logjika e polarizimit partizan, e errësuar nga sondazhet e pasakta; fuqia e ekonomisë para-Covid-19; dhe suksesi i mungesës së një përgjigjeje negociuese të Trump ndaj pandemisë – kryesisht shpjegojnë pse demokratët nuk patën rezultatin maksimal në zgjedhje.

Kjo strategji funksionoi për republikanët, edhe nëse nuk i shkonte për shtat vetë presidentit. Për më tepër, ajo vendosi një kurth në të cilin ecën demokratët – diçka që ata duhet ta kuptojnë dhe ta rregullojnë, sa më mirë që të munden, ndërsa shikojnë përpara.

Si mundet që një president përgjegjës për një nga dështimet më të rënda të qeverisjes në historinë amerikane të ketë një mbështetje kaq të fortë? Mekanizmi i demokracisë hidhet poshtë kur elektorati nuk bie dakord për çfarë bëri dhe çfarë nuk bëri presidenti aktual duke refuzuar t’i ngarkojë atij një pjesë të mirë të fajti për situatën aktuale.

Kur përkatësia e partisë bëhet një burim qendror i kuptimit dhe vetë-përcaktimit, realiteti vetë bëhet i kontestuar dhe faktet e verifikueshme kthehen në polemika.

Trump ka aftësi për të shfrytëzuar armiqësitë për të larguar mbështetësit e tij nga burimet e informacionit të besueshëm dhe t’i bindë ata me gënjeshtra të ndyra. Këtë herë, nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar karrigen e tij, gjë që sugjeron që polarizimi nuk e ka shkatërruar plotësisht aftësinë e demokracisë sonë.

Sidoqoftë, fushata e pamëshirshme e Trump për ekonominë duke ulur taksat, duke krijuar deficite të mëdha dhe borxhe, po funksiononte për miliona amerikanë. Ne priremi të bëjmë dallimin kur jemi më mirë se vitet e kaluara.

Por përgjigjja katastrofike e presidentit ndaj Covid-19 e hodhi ekonominë një hap të madh prapa.

Trump hoqi dorë nga përgjegjësia, duke zhvendosur barrën mbi shtetet dhe bashkitë me buxhete të shkatërruara. Ai më pas zhvilloi një luftë fjalësh kundër guvernatorëve dhe kryebashkiakëve – veçanërisht demokratëve – të cilët refuzuan të rrezikojnë jetën e qytetarëve të tyre duke lejuar që aktiviteti ekonomik dhe shoqëror të rifillojë.

Ai shndërroi kufizimet e shëndetit publik mbi bizneset, shkollat ​​dhe tubimet shoqërore në një komplot tiranik duke dëmtuar ekonominë dhe perspektivat e tij të rizgjedhjes.

Ai arriti të vendoste kufizimet në disa shtete demokratike por ndërsa muajt kaluan dhe pa ndonjë lehtësim nga Uashingtoni, shtetet demokratike dhe qytetet në vështirësi financiare kishin pak mundësi zgjedhjeje, ndaj dhe lehtësuan kufizimet në biznese. Kjo i shërbeu Trump si mënyrë për të trumpetuar fitoren e SHBA ndaj betejës me virusin dhe se “vendi po kthehej në normalitet”.

Por demokratët nuk ishin të destinuar të ngatërroheshin aq shumë në kurthin e Trump. Ata nuk kishin si ta shmangnin, por mund të ishin lënduar më pak nga kjo. Ata lejuan që republikanët të përcaktojnë kontrastin midis qasjeve të partive ndaj pandemisë në drejtim të lirisë kundrejt mbylljes rraskapitëse, të pacaktuar.

Demokratët kishin nevojë të paraqisnin një strategji konkurruese, bindëse për t’iu kundërvënë mesazheve republikane. Punëtorët dhe bizneset kurrë nuk dëgjuan qartë se çfarë do të merrnin nëse demokratët drejtonin vendin dhe demokratët nuk u mblodhën kurrë së bashku për të nënvizuar vrasjet që republikanët po kryenin me vendimet e tyre lidhur me pandeminë ndaj popullatës.

Demokratët kishin nevojë të nënvizonin thellësinë e dështimit të Republikanëve duke komunikuar me forcë atë që vendet e tjera kishin bërë për të kontrolluar me sukses virusin.

Në vend të kësaj, ata bërtitën se neglizhenca dhe paaftësia e Trump ishin fajtorë për problemet ekonomike të Amerikës dhe u ankuan se Mitch McConnell nuk do të merrte parasysh as faturën e madhe në ekonominë vendase.

Mesazhi republikan nuk mund të ishte më i qartë: Punëtorët duhet të jenë në gjendje të punojnë, të fitojnë një pagë normale, të paguajnë qiranë dhe të ushqejnë fëmijët e tyre. Demokratët u thoshin të njëjtëve punëtorë se duhet të dëgjojmë shkencën, rihapja është e parakohshme dhe ekonomia nuk mund të rikthehet plotësisht derisa të mundim virusin. Saktë! Por si ndihmon kjo kur qiraja duhej të paguhet javën e ardhshme?

Ishte e pafalshme mizore nga ana e republikanëve për të detyruar jakët blu dhe punonjësit e shërbimit të rrezikojnë jetën për të fituar edhe më shumë para. Megjithatë fushata e tyre e dezinformimit bindi shumë miliona amerikanë se rreziku ishte minimal dhe se demokratët po mbanin vendet e tyre të punës dhe shkollat ​​të mbyllura, klientët dhe fëmijët e tyre në shtëpi, dhe portofolet e tyre bosh për arsye false.

Trump humbi zgjedhjet kryesisht sepse humbi mjaft votues të cilët kishin mundësinë të punonin nga shtëpua në këtë kohë krize përfshirë disa republikanë të moderuar.

Demokratët mund të kishin dalë edhe më mirë në zgjedhje nëse sondazhet dhe perceptimet e tyre të njëanshme partiake nuk do i bënin ata të besonin se reagimi ndaj dështimit të padiskutueshëm republikan do të sillte një mazhorancë në Senat. Derisa të mos prishet magjia e polarizimit, gjithçka që ka rëndësi do të diskutohet dhe madje edhe dështimet më të egra do vazhdojnë të mbeten pa u ndëshkuar.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN