MENU
klinika

108-vjetori i shpalljes së pavarësisë

Dita e Flamurit/ Mbahen homazhe në Elbasan e Lezhë

28.11.2020 - 17:41

Në të gjithë Shqipërinë është përkujtuar sot 108-vjetori i Pavarësisë. Në rrethe është vënë re që politika i ka ndarë festimet.

Në Elbasan homazhet  u kryen pranë bustit të Aqif Pashës dhe Lef Nosit, fillimisht nga përfaqësuesit e qeverisë dhe bashkisë.

Ndërsa pas një ore vendosen tufa me lule opozitarët e Elbasanit.

Edhe në Lezhë u kremtua këtë të shtunë 108-vjetori i shpalljes së pavarësisë. Me pjesëmarrje të kufizuar,  pranë obeliskut të Besëlidhjes u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritete lokale. Gjatë ceremonisë policia u angazhua për të ndaluar grumbullimet në qender të qytetit.