02.12.2020 - 09:33
Situata e rënduar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka bërë që autoritetet të kërkojnë zgjatjen e gjendjes së krizës deri në muajin qershor.
Qeveria maqedonase ditën e sotme ka miratuar kërkesën e Komitetit për Menaxhim për shtyrjen e gjendjes s ëkrizës, me arsyetimin se diçka e tillë do të ndihmonte në menaxhimin më efikas të pandemisë.
Por do të jetë Kuvendi që do të vendosë deri më 19 dhjetor për këtë çështje, datë kur përfundon edhe afati 30-ditor i gjendjes aktuale të krizës.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veiut janë regjistruar 1060 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që kanë humbur jetën 29 persona.