Ish-kryebashkiaku socialist i Shkodrës Valdrin Pjetri, nuk do të gjykohet dhe as hetohet më nga Prokuroria.
Mësohet se Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për Pjetrin për akuzën e “Falsifikimit të formularëve”, me kërkesë të Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, Valdrin Pjetri nuk mund të deklaronte problemet me drejtësinë italiane pasi vetë autoritetet atje ia kishin ndaluar atë.
Pjetri u mor i pandehur pasi Partia Demokratike publikoi disa dokumenta sipas të cilave thuhej se ish-kryebashkiaku i Shkodrës ishte dënuar në Itali. Pas hetimeve dhe mbërritjes së një letër-porosie nga Italia, akuzat për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të dhënave u provuan.
Kështu, fituesi socialist i zgjedhjeve në Shkodër dha dorëheqjen nga posti dhe nuk shkoi asnjë ditë në zyrën e kryebashkiakut. Në vend të tij, në Shkodër ka mbetur kryebashkiake Voltana Ademi, pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë dekretuar zgjedhje të reja.