02.12.2020 - 13:24
Covid-19 ka prekur edhe punën e gjykatave. Së fundi gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka pezulluar pjesërisht punën pasi covid 19 ka prekur personelin e kësaj gjykate.
Mësohet se është një punonjëse e kësaj gjykate që është infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye edhe punonjësit e tjerë janë izoluar në banesat e tyre në pritje të tamponëve.
Pezullimi mësohet se do të vazhdojë deri me datë 13 dhjetorë. Ndërkohë përjashtim nga pezullimi do të bëjne rastet emergjente të përcaktuara siç janë dhënia e ‘masave të sigurisë’.