Irina Antonova, historiania e famshme e artit që drejtoi një nga muzetë kryesorë të Rusisë, për më shumë se gjysmë shekulli, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare.
Autoritetet pranë Muzeut Shtetëror të Artit “Pushkin”, u shprehën se Antonova u shua pas infektimit me koronavirus, çfarë e përkeqësoi sëmundjen e kronike të zemrës, nga e cila vuante.
Antonova filloi të punojë pranë muzeut “Pushkin”, pas diplomimit më 1945, ndërsa në vitin 1961 mori në dorë edhe drejtimin. Ajo e mbajti këtë pozicion deri në vitin 2013, kur u transferua në detyrën ceremoniale të presidentes, po të atij institucioni kulturor. Mandati prej 52 vitesh, e ka bërë atë drejtuesen më jetëgjatë të një muzeu të madh.
Gjatë drejtimit të këtij institucioni të rëndësishëm, Antonova çeli ekspozita të mëdha që përfshinin shkëmbime mes muzeut “Pushkin” dhe koleksioneve kryesore artistike ndërkombëtare. gjatë epokës së tensionit dhe konfrontimit të Luftës së ftohtë. Të tilla shkëmbime, organizuar falë kontakteve të saj të gjera personale me kolegë nga muzetë në mbarë botën, e bënë të shumë të njohur.
Po ashtu, ajo ka qenë shumë aktive në promovimin e thesareve muzeale për publikun.
Antonova është fituese e një morie çmimesh në Rusi dhe jashtë saj.
Presidenti rus Vladimir Putin, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti, takohej shpesh me Antonovan në muze dhe se, ai “vlerësonte shumë, njohurinë e saj të thellë profesionale”.
Antonova do të prehet në varrezat “Novodevichy” të Moskës. Ceremonitë nuk do të jenë publike, për shkak të kufizimeve nga pandemia, raporton “Associated Press”.