MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam anemike. Çfarë ushqimesh të shmang?

03.12.2020 - 10:31

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam anemike. Çfarë ushqimesh të shmang?

Mjeku: Nëse vuani nga anemia, është shumë e rëndësishme të qëndroni larg disa ushqimeve të cilat ndalojnë absorbimin e hekurit. Disa prej tyre janë:

Çaji jeshil

Edhe pse konsiderohet si një prej pijeve më të shëndetshme në planet, tanina e gjendur në të pengon përthithjen e hekurit. Kështu që sigurohuni ta shmangni ose ta pini një orë para ose pas vakteve në mënyrë që tanina të mos jetë prezente në traktin tretës gjatë përthithjes së hekurit. E njëjta gjë vlen edhe për çajin e zi.

Gruri

Jo vetëm ata që vuajnë nga çeliakia ose ndjeshmëria ndaj glutenit duhet t’u qëndrojnë larg produkteve me grurë, por edhe ata që vuajnë nga anemia. Kjo për shkak të efektit jo të favorshëm të glutenit në shtreën e brendshme të zorrës së hollë ku ndodh edhe absorbimi primar i lëndëve ushqyese. Gluteni bën që sistemi imunitar të reagojë në mënyrë jo të favorshme kur ai prek zonën e brendshme të zorrës së hollë.

Bishtajat

Bishtajat përmbajnë shumë vlera dhe sigurojnë proteina tek ata që ndjekin një dietë vegjetariane ose vegane. Përmbajn gjithashtu fibra të doibshme, por nuk janë shumë të këshillueshme tek pacientët me anemi për shkak se përmbajnë fitate  të cilat kanë fuqi antioksidante, por parandalojnë përthithjen e hekurit.

Kështu që bimët që rriten në bishtaja si fasulet, bizelet, qiqrat, soja, etj duhen shmangur gjatë një diete për anemikët ose gjatë mjekimit të pacientëve me anemi.

Produktet e bulmetit

Produktet e bulmetit janë të pasura me proteina dhe kanë sasi të larta kalciumi, por pikërisht ky mineral parandalon absorbimin e hekurit. Kështu gjatë trajtimit për aneminë mos konsumoni hekur dhe kalcium në të njëjtën kohë duke u siguruar që trupi të prodhoj rruaza të kuqe në mënyrë që kockat të jenë mjaftueshëm të forta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.