MENU
klinika

Do të përdoret për tre komponentë

’15 milionë euro nga BERZH për përballjen me COVID’, Manastirliu: Do rriten kapacitetet…

03.12.2020 - 11:26

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme në në fjalën e saj në Kuvend foli për marrëveshjen me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro për përballimin e situatës me COVID.

Manastirliu është shprehur se 15 milionë euro do të përdoren për rritjes e kapaciteteve dhe për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID.

“Sot kemi një tjetër marrëveshje që do të diskutojmë për të vendosur në planin e përballjes me emergjencën COVID-19 aspektin e rëndësishëm të mbështetjes financiare të sektorit shëndetësor.

Buxheti për vitin 2021 për shëndetësinë rritet me 23% përfshirë këtu edhe të gjitha ato angazhime që Qeveria ka marrë për rritjen me 40% të pagave. Kemi rritur edhe mbështetjen direkte për të gjitha ato nevojë që lidhen me parandalimin e infeksioneve.

Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshje me BERZH, do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor.

15 milionë euro të përdoret për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve.

Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv.

Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias.  Kjo marrëveshje do të influencojë në rritjen e kapaciteteve tona dhe do të përmirësojë të gjitha qasjen në përballimin e COVID-19″, tha Manastirliu.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!