MENU
klinika

Situata te Real Madrid

Lëkundet Zidane, dy kandidatë dalin në skenë

03.12.2020 - 17:44

Humbja ndaj Shakhtar Donetsk ia ka komplikuar pozitat Zinedine Zidane në krye të pankinës së Realit të Madridit. Spanjollët rrezikojnë shumë që të eliminohen që në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe natyrisht përgjegjësia bie te trajneri francez.

Puna e tij është dukshëm larg nga ajo e pak kohwve më parë, ku arriti të triumfonte për 3 edicione radhazi në turneun më të rëndësishëm për klube europiane. Për këtë, te Real kanë nisur të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tij. Fatet e trajnerit francez janë të varura direkt me rezultatet e 3 ndeshjeve të radhës.

Skenari më i keq, humbja ndaj Sevilla-s këtë të shtunë, dështimi në mesjavë përballë Borussia Monchengladbach si dhe mungesa e pikëve në derbin me Atletico Madrid javën e ardhshme mund të lë Real Madrid jashtë Europës dhe 12 pikë larg vendit të parë në La Liga.

Realit i duhet të marrë të paktën një pikë ndaj gjermanëve dhe të shpresojë në mosmarrjen e pikëve të plota të Shakhtar Donetsk ndaj Interit për të vijuar rrugëtimin në Champions. Por, në Madrid kërkojnë maksimumin, ashtu siç edhe Zidane që tenton të bëj mirë në një sezon me shumë ulje-ngritje.

Ndërkaq, në horizont janë shfaqur edhe emrat e parë për zëvendësuesin e Zidane. Në krye të listës qëndron Mauricio Pochettino. Argjentinasi është pa një skuadër prej nëntorit të vitit 2019 dhe një ulje në pankinën e Real Madrid do të shihej si një rikthim i bujshëm i 48-vjeçarit në botën e futbollit. Por drejtuesit kanë në tavolinë edhe emrin e Raul Gonzales, i cili prej 2 vitesh drejton skuadrën e të rinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin