MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur dhimbja e kokës ka nevojë urgjente për vizitë mjekësore?

04.12.2020 - 10:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kur dhimbja e kokës ka nevojë urgjente për vizitë mjekësore?

Mjeku: Shumica e dhimbjeve të kokës nuk janë simptoma të një sëmundjeje kërcënuese për jetën. Sidoqoftë, duhet të kontaktoni mjekun nëse ndodh të keni dhimbje pas një traume në kokë. Gjithashtu duhet të telefononi mjekun edhe nëse dhimbja e kokës shoqërohet me simptomat e mëposhtme:

– përgjumje
– ethe
– të vjella
– mpirje e fytyrës
– e folur e paqartë
– dobësi në një krah ose në këmbë
– konvulsione
– konfuzim

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.