Koronavirusi i ka marrë jetën sot ish-kryebashkiakut të qytetit të Elbasanit Engjëll Dakli.
Ish-kryebashkiaku kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe po kurohej në Turqi.
Dërgimi i ish-kryebashkiakut jashtë vendit ishte bërë pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Dakli nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.
Dakli ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000.
Ai kishte marrë edhe titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Elbasan me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit”.