05.12.2020 - 08:09
Efektivi i Policisë së Shtetit Xhulio Prela është gjetur i pajetë në zonën e Gajushit, në Lezhë.
Mësohet se Prela është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm, nga persona ende të paidentifikuar. Nuk dihet nëse në momentin kur është vrarë 26 vjeçari ka qenë në shërbim.
Trupi i pajetë i efektivit është dërguar në morgun e spitalit të qytetit dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të vërtetuar shkakun e vdekjes. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin ku është vrarë kolegu i tyre Xhulo Prela dhe kanë nisur hetimet.