MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A shkaktojnë valët e emetuara nga telefonat celularë, kancer?

05.12.2020 - 10:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A shkaktojnë valët e emetuara nga telefonat celularë, kancer?

Mjeku: Fjalë mbi këtë pyetje ka shumë, por pak mund të quhen informacione apo fakte minimalisht të kënaqshme.

Ne vitin 2001 Paolo Vecchia ne Institutin e Larte te shendetit, Rome – ka krijuar klasifikimin e quajtur IARC per vleresimin e aftesise kancerogene te fushave elektromagnetike.

Klasifikimi sipas IARC:

  1. Agjeent kancerogen per njeriun
  2. a) Agjent probabilisht kancerogjen per njeriun
    b) Agjent i mundeshem kancerogjen per njeriun
  3. Agjent jo i klasifikueshem persa i perket kancerogjenitetit tek njeriu
  4. Agjent probabilisht jo kancerogjen per njeriun.

IARC I ka klasifikuar fushat magnetike ELF si te mundeshme kancerogjene per njeriun (Grupi 2B).

Efektet akute teshkaktuara nga cilado fushe radiofrekuence:

  • Absorbim te energjise elektromagnetike
  • Shperndarje ne formen e nxehtesise
  • Ngritje e temperatures se pergjitheshme apo lokale (efekti termik)

Shkenca mjeksore e konsideron si te tolerueshme nje ngritje konstante te temperatures deri ne 1Grade Celcius, qe korespondon me nje vlere prej 4W/kg.

OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë) në 2011 i klasifikoi telefonat celularë si burim i mundshëm kancerogjen. (Grupi 2B).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.