Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy personat e kapur me bomba me telekomande në tentative për t’i transportuar drejt Malit të Zi.
Erol Çiçi, 33-vjeç, dhe Maringlen Gruda, 30-vjeç, që të dy banues në Durrës, u arrestuan në hyrje të qytetit të Lezhës, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në çantën e shtetasit Maringlen Gruda janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë, nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.
Specialistet për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë kishin marrë informacion për veprimtarinë e këtyre shtetasve dhe prej 1 muaj ishin vënë në vëzhgim dhe ndjekur me metoda proaktive, ndërsa nga hetimet rezulton se ata janë vetëm transportuese të lëndës shpërthyese në distancë.