06.12.2020 - 10:51
Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Richter ka goditur vendin tonë me epiqendër në detin Adriatik.
Sipas faqes europiane EMSC, lëkundjet ishin në thellësi 5 kilometër, çka ka shkaktuar edhe lëkundje të forta. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 17 kilometra nga Laçi dhe 27 kilometra nga Durrësi.
Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale, ndërkohë që newsbomb do t’ju mbajë të informuar në vazhdim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Investim 2 miliard euro