MENU
klinika

Ende nuk ka një marrëveshje

Afati për bisedimet tregëtare mes MB dhe BE, drejt përfundimit…

07.12.2020 - 09:09

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian do të bëjnë një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje tregtare pas Brexit këtë javë, me ndoshta vetëm disa ditë që u mbeten negociatorëve për të shmangur një ndarje kaotike mes tyre në fund të vitit.

Kryeministri i Irlandës, vendi i të cilit do të përballej me më shumë dëme ekonomike sesa cilido nga 26 vendet e tjera anëtare të BE-së në rastin e një “mungese marrëveshje”, uli tonet e një optimizmi të tepërt, duke i dhënë shanset e një marrëveshjeje vetëm 50-50.

Palët folën gjatë fundjavës për t’i kthyer ekipet e tyre në tryezën e negociatave pasi bisedimet u bllokuan në tre çështje me tre pengesa.

Ata do të mbajnë një komunikim tjetër të hënën në mbrëmje me shpresën se, deri atëherë, diferencat e theksuara mbi të drejtat e peshkimit në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, konkurrenca e ndershme dhe mënyrat për të zgjidhur mosmarrëveshjet e ardhshme do të jenë zvogëluar.

Gazeta Guardian raportoi pasi bisedimet rifilluan të Dielën se kishte pasur “një përparim të madh” mbi të drejtat e flotave Evropiane për të peshkuar në ujërat e MB, duke lënë vetëm një konflikt rreth asaj sesa Britania duhet t’i përmbahet standardeve mjedisore, sociale dhe të punës së BE me kalimin e kohës për të siguruar një fushë të barabartë loje.

Një burim i qeverisë britanike tha se nuk ishte arritur asnjë përparim në të drejtat e peshkimit të Dielën. Zyrtarët e BE nuk komentuan menjëherë mbi raportin.

Kryeministri Irlandez Micheal Martin nuk ishte optimist.

“Mendimi im, pasi kam folur me disa nga parimet kryesore këtu, është se është një çështje shumë sfiduese për t’u zgjidhur, veçanërisht rreth fushës së barabartë të lojës … Gjërat janë në teh të thikës këtu dhe çështja është serioze,” i tha ai transmetuesit kombëtar RTE. Ndërkohë, gazeta Times raportoi se 13 ministra të kabinetit, duke përfshirë tetë që kishin kundërshtuar fillimisht largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, thanë se ata mbështesin një dalje nga bashkimi doganor i BE dhe tregu i vetëm pa një marrëveshje tregtare nëse Johnson arrin në përfundimin se kjo gjë është e nevojshme.

Që kur MB u largua zyrtarisht nga BE më 31 janar, negociatorët kanë humbur disa afate për një marrëveshje me bllokun më të madh tregtar në botë përpara se të përfundojë një periudhë tranzicioni e status quosë më 31 dhjetor. Negociatori i BE-së, Michel Barnier do të informojë ambasadorët e vendeve të BE-së në Bruksel për situatën herët sot dhe bisedimet pritet të vazhdojnë gjatë ditës përpara se të ketë një tjëtër kontroll nga Johnson dhe von der Leyen.

Nëse nuk ka marrëveshje, një ndarje pesë-vjeçare nga Brexit do të përfundojë rrëmujshëm ashtu si Britania e Madhe dhe ish-partnerët e saj të BE-së po përballen me kostot e rënda ekonomike të pandemisë COVID-19.

Plani rezervë i vaksinave

Mairead McGuinness, komisioneri i Irlandës në ekzekutivin e BE, tha se 48 orët e ardhshme ishin “shumë të rëndësishme”, por edhe nëse negociatorët nuk do të arrinin një marrëveshje, të dy palët do të duhet të diskutojnë marrëdhëniet e tyre të ardhshme në vitin e ri.

“Kështu që nuk do të zhduket: duhet të ketë një marrëveshje, duhet të ketë një zgjidhje”, tha ajo për podcastin Newstalk Radio. Edhe me një marrëveshje, do të ketë ndërprerje të ndjeshme të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve sepse nga dita e vitit të ri Britania do të qëndrojë jashtë tregut të vetëm të BE-së dhe unionit doganor.

Do të ketë kontrolle më të hollësishme në kufij, duke çuar në vonesa në furnizime që prekin një sërë industrish, veçanërisht ato që mbështeten në dërgesat në kohë. Gazeta Observer raportoi se, sipas planeve të paparashikuara të qeverisë së MB, dhjetëra miliona doza të vaksinave COVID-19 mund të dërgohen nga Belgjika me avionë ushtarakë për të shmangur vonesat e shkaktuara në portet e Brexit. Qeveria britanike nuk pranoi të komentonte mbi raportin, por ministri i bujqësisë George Eustice i tha transmetuesit Sky News se fundi i periudhës së tranzicionit të MB nuk do të pengonte furnizimet e vaksinave.

“Një sasi e madhe e punës ka shkuar për të mbajtur rrjedhën e mallrave në kufi… dhe ne gjithashtu kemi vendosur plane të paparashikuara, duke përfshirë një traget të prokuruar nga qeveria që është në gatishmëri dhe natyrisht opsionin, nëse do të ishte e nevojshme, për të përdorur edhe transportin ajror”, tha ai.

Përkthyer dhe përshtatur nga Aljazeera/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN