Kanë hyrë sot në fuqi masat shtrënguese të qeverisë greke në pikën kufitare të Kakavijës.
Kushdo që dot ë rezultojë pozitiv në testet e shpejta, i ndalohet hyrja në territorin helen.
Siç raporton gazetarja e Ora News nga Gjirokastra, Entiola Budo, ditën e sotme.
Në një autobus me 50 emigrantë shqiptarë, autoritetet greke në Kakavijë konstatuan pozitivë me Covid-19 dy qytetarë, të cilët janë kthyer pas.
Bashkë me dy personat, policia greke ka kthyer pas të gjithë autobusin, pavarësisht negativitetit në testet e shpejta.
Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.
Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavije karantinoheshin 14 ditë.
Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.