MENU
klinika

ANALIZA

Pse hakerët po vazhdojnë të sulmojnë kompanitë e prodhimit të vaksinave?

08.12.2020 - 16:47

Nga Elisabeth Braw, National Interest

Zakonisht, shumica e njerëzve, nuk i kushtojnë shumë vëmendje kompanive si “Novavax” dhe “Genexine”. E megjithatë, tani, mbijetesa e miliona njerëzve varet prej tyre. Dhe për shkak se jetojmë në një fushëbetejë globale, ku vendet mund të dëmtojnë dhe dobësojnë vendet e tjera, pa dërguar qoftë edhe një qytetar të vetëm përtej kufirit kombëtar, kompani si “Novavax” dhe “Genexine”, po bëhen objektiva të agresionit gjeopolitik.

Kompanitë po punojnë për të prodhuar vaksinat kundër Covid-19, dhe Koreja e Veriut ka kryer sulme kibernetike kundër tyre. Muajin e kaluar, revista “Science” raportoi për sulmet ndaj “Novavax”, një kompani e vogël e prodhimit të vaksinave në Gaithersburg.

Në janar të këtij viti, kompania kishte të punësuar vetëm 166 persona. Pastaj u shfaq Cocid-19, dhe shumë shpejt “Novavax” u bë një nga shtatë kompanitë e përzgjedhura nga qeveria amerikane, për programin e saj masiv të zhvillimit të vaksinave, operacionin“Warp Speed”.

Për “Novavax”, kjo nënkuptonte një financim deri në 2 miliardë dollarë. Dhe Koreja e Veriut po i kushtonte vëmendje këtij zhvillimi. Javës që kaloi,“The Wall Street Journal” raportoi se hakerat e Koresë së Veriut, kishin sulmuar “Novavax”, së bashku me konglomeratin amerikan të produkteve mjekësore “Johnson & Johnson”, dhe kompanitë e Koresë së Jugut “Genexine”, “Shin Poong Pharmaceutical Co&Celltrion”.

Hakerët e Koresë së Veriut kishin sulmuar më herët “AstraZeneca”, gjigantin farmaceutik suedezo-britanik, që tashmë ka arritur të zhvillojë një vaksinë efektive anti-Covid. Është e paqartë se çfarë informacioni të rëndësishëm arritën të merrnin hakerët nga rrjetet e këtyre kompanive.

Por ndërkohë është e qartë është se Koreja e Veriut, ka hakerë të shkëlqyer, të cilët nuk heziton që t’i përdorë, madje as kundër kompanive që punojnë për të mirën e përgjithshme të shëndetit global. Gjithashtu, nuk dihet nëse kompanitë perëndimore dhe institutet kërkimore janë tani në shënjestrën e hakerëve që punojnë për shtete armiqësore.

Në nëntor, u zbulua se hakerët koreano-veriorë dhe rusë, kishin sulmuar 7 kompani farmaceutike si dhe faqet e studiuesve të vaksinave në Kanada, Francë, Indi, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Grupimi rus i hakerëve, që njihet si “Fancy Bear”, dhe që mendohet të jetë i lidhur me shërbimin sekret të ushtrisë ruse, GRU, është një lojtar dominues në këtë fushë, pasi ka sulmuar më parë serverat e parlamentit gjerman, Komitetit Demokratik Kombëtar në SHBA, dhe televizionin francez TV5 Monde.

Në tetor, qeveria e Britanisë së Madhe, vendosi sanksione ndaj anëtarëve të “Fancy Bear”, por deri më tani kjo masë, nuk duket se i ka penguar ata të vijojnë sulmet e tyre. Në shumë raste, sulmuesit kibernetikë nuk arrijnë të marrin dot asgjë me rëndësi. Dhe është një lajm i mirëpritur fakti që kompanitë arrijnë të mbrojnë veten me sukses kundër ndërhyrjeve.

Por për fat të keq, avantazhi është në anën e sulmuesit. Meqë organizimi i një sulmi kibernetik kushton relativisht pak para dhe punë – dhe shumë më pak në krahasim me një sulm ushtarak konvencional – dhe nga ana tjetër nuk mbart praktikisht asnjë rrezik për sulmuesin, ia vlen të sulmosh edhe kur objektivat mbrohen mirë.

Nëse 99 sulme ndaj kompanive të prodhimit të vaksinave dhe instituteve kërkimore dështojnë, por vetëm njëra ka sukses, atëherë ajo është një kohë dhe para e shpenzuar me efektivitet. Për disa nga 6 prodhuesit e vaksinave të sulmuara kibernetikisht nga Koreja e Veriut, këto sulme do t’i jetë dukur si një befasi.

Por, pavarësisht sesa të shkëputur nga siguria kombëtare mund ta konsiderojnë veten e tyre, kompanitë në mbarë botën, po zbulojnë se janë në vijën e zjarrit, dhe për pasojë janë pa dashjen e tyre pjesëmarrëse në konfrontimin e sotëm gjeopolitik.

Në fund të nëntorit, Kina vendosi tarifa aq të larta mbi verën australiane, saqë vendi–që është tregu më i madh i eksportit të verës në Australi – është de fakto i mbyllur për prodhuesit e verës australiane. Tarifat nuk kanë asnjë lidhje me vreshtarët australianë, dhe nuk ishin as një përpjekje për të korrigjuar sjelljen e rrezikshme apo jo-etike të Australisë, një motiv ky tipik për sanksionet ndërkombëtare.

Përkundrazi, ato duket se janë një hakmarrje kineze kundër apelit të qeverisë australiane për një hetim mbi origjinën e Covid-19. Kur Britania e përjashtoi kompaninë kineze Huauei nga ndërtimi i rrjetit të saj 5G, Pekini e paralajmëroi Londrën se sektori britank privat do t’i vuante pasojat e këtij vendimi.

Kur Suedia e ndaloi Huanei, Kina i bëri ​​një kërcënim të ngjashëm. Por ndërsa hapja e demokracive liberale i bën ato vende më të prekshme, dhe kompanitë e shënjestruara nuk janë të vetmet. Ata mund të bashkohen me rivalët për të ndarë  informacionet mbi sulmet e fundit.

Një hap i dhimbshëm, por i dobishëm për të dyja palët. Dhe qeveritë mund t’i ftojnë këto kompani të jenë pjesë e një mburoje të kombinuar, duke ndihmuar në mbajtjen e sigurt të vendit.

Kjo përfshin konsultime të rregullta, dhe madje edhe “stërvitje të zonës gri”, një koncept që unë propozova këtë vjeshtë, dhe që tashmë po zbatohet nga një vend anëtar i NATO-s. Sa për të parafrazuar një parullë të përdorur në një kontekst tjetër, nga referendumi skocez për pavarësi në vitin 2014:Në mbrojtjen e zonës gri, ne jemi më të fortë së bashku. /Përktheu: Alket Goce-abc

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!