MENU
klinika

Simptomat dhe shkaqet

Çfarë është edema pulmonare, që prek mushkëritë?

08.12.2020 - 17:25

Edema pulmonare është një sëmundje që konsiston në mbledhjen e lëngjeve në mushkëri.

Kjo e bën të vështirë frymëmarrjen dhe për këtë arsye vë në rrezik jetën e pacientit.
Në pjesën më të madhe të rasteve, edema pulmonare e ka origjinën në një problem me natyrë kardiake, por mund të shkaktohet dhe nga trauma, polmonite (infeksione polmonare) dhe madje dhe ilaçe.

Kur edema shfaqet papritur flasim për një emergjencë mjekësore pasi mund të jetë fatale. Në raste të tjera, ndodh në mënyrë graduale. Por dhe kështu është një gjendje e rëndë që duhet zgjidhur.

KU KONSISTON EDEMA PULMONARE

Alveolat janë qese me ajër që së bashku formojnë mushkëritë. Detyra e tyre është të thithin oksigjenin dh të nxjerrin dioksidin e karbonit gjatë frymëmarrjes. Kur ato mbushen me lëng në vend të ajrit, ky shkëmbim i gazit nuk mund të bëhet siç duhet.

Akumulimi i lëngjeve quhet edemë pulmonare. Zakonisht ndodh për shkak të problemeve të zemrës dhe në këtë rast quhet edemë pulmonare kardiogjenike. Ndodh kryesisht kur barkusha e majtë e zemrës dobësohet.

Megjithatë edema pulmonare mund të mos shoqërohet me zemër (edemë jo-kardiogjene). Dhe kjo ndodh për shembull kur një person ngjitet në zona me lartësi të madhe.

SHKAQET

Edema pulmonare kardiogjene

Siç kemi thënë tashmë, edemë kardiogjenike e mushkrive ndodh për shkak të sëmundjeve të zemrës. Çrregullimet e zemrës që shkaktojnëedemë pulmonare janë zakonisht:

Anomalitë e arterieve koronare. Janë përgjegjëse për qarkullimin e zemrës dhe priren të bllokohen zakonisht për shkak të akumulimit të yndyrës (pllakat e ateromës) e cila shkakton dobësim të zemrës. Gjakuj tenton të grumbullohet në mushkëri dhe kjo bën që lëngu të kalojë në alevola.

Lëndimet e musklulit të zemrës. Gjithashtu quhet kardiomiopati. Ndodh ajo që e përshkruan në rastin e mëparshëm. Meqënëse zemra nuk rreh mjaftueshëm, lëngu rrjedh përsëri në mushkëri.

Probleme të valvulave të zemrës
Hipertensioni

Edemë pulmonare jo-kardiogjenike

Në këtë rast shkaqet kryesore janë:

Lartësitë e mëdha . Kur një person ngjitet në lartësi të konsiderueshme, një rritje e presionit mund të ndodhë për shkak të vaskokonstriksionit të kapilarëve pulmonarë. Kjo bën që lëngu të kalojë në alveola.

Sindroma e distresit akut respirator. Një gjendje ku mushkëritë mbushen me lën dhe qeliza të bardha të gjakut. Kjo mund të ndodhë për shkak të një traume apo infeksioni.

Ilaçet

Për shkak të embolisë pulmonare. Ndodh kur ka mpiksje në një enë të gjakut të mushkërive dhe ndalon gjakun të qarkullojë rregullisht.

Infeksionet virale.

Mbytje apo thithje e tymrave.

SIMPTOMAT

Simptomat varen nga shkaku dhe shpejtësia me të cilën formohet edema. Kur ndodhë në formë akute, simptomat kryesore janë:

Vështërisi në frymëmarrje, që përkeqësohet kur pacienti shtrihet.
Ndjesia e asfiksisë
Dispnea, apo zhurma gjatë frymëmarrjes
Kolla e shoqëruar me njolla të mundshme gjaku
Takikardi,
Lëkura mund të bëhet shumë e ftohtë dhe e butë dhe buzët mavi.

Kur edema shfaqet gradualisht simptomat janë paksa të ndryshme:
Gjithashtu në këtë rsat ka vështirësi në frymëmarrje, si gjatë fazës së përpjekjes për të marrë frymë ashtu dhe kur shtrihemi
Këmbët kanë tendencën të fryhen
Rritet ndjesia e lodhjes

Kollë sapo shtrihesh dhe qetësohet kur ngriheni apo uleni.
Shtim në peshë.

SI MUND TA PARANDALOJME?

Masa kryesore për të parndaluar një edemë pulmonare është parandalimi i sëmundjeve të zemrës. Duhet të dini se është e nevojshme të mbani në kontroll tensionin, duke pasur parasysh se hiptertensioni është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

Stërvitje të moderuar çdo ditë dhe një regjim ushqimo i ekuilibruar janë masa të rëndësishme. Ato ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të niveleve të presionit të gjakut dhe kolesterolit në gjak. Madje kjo është e rëndësishme sepse kolesteroli shoqërohet me sëmundje të arterieve koronare.

Nga ana tjetër, duhet të shmangim pirjen e duhanit dhe të alkoolit dhe rekomandohet të mbahet një peshë e shëndetshme. Natyrisht duhet të përpiqeni të mbani në kontroll dhe stresin.

Si përfundim, duhet të kini parasysh se nëse përjetoni vështirësi në frymëmarrje, lodhje apo ndonjë nga simptomat që përmendëm më lart mos hezitoni të kërkoni shërbim mjekësor. Edema pulmonare është një gjendje delikate që vë në rrezik shëndetin./