MENU
klinika

Bllokimi i integrimit

Varhelyi: I zhgënjyer që nuk mundëm të bënim para me Shqipërinë, por…

08.12.2020 - 17:28

Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi është shprehur i zhgënjyer për refuzimin e hapjes së negociatave me BE-në për Shqipërinë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi shprehet se ky bllokim duhet lënë mbrapa dhe duhet të vijohet me punën për të arritur këtë qëllim.

“I zhgënjyer që nuk mundëm të lëviznim përpara me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, por unë shpresoj që në një periudhë të shkurtër kohore të mund të jemi në gjendje. Ne na duhet të thyejmë bllokimin shpejt.

Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Lindor dhe për Europën. Me rishikimin e metodologjisë për Ekonominë dhe planin e Investimeve, ne kemi një dritare unike për të mundur të lëvizim rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme. Ne do vijojmë të punojmë për këtë qëllim“, është shprehur Varhelyi.

Screenshot_1.png