MENU
klinika

Ja ç'thotë mjeku

Pipero, pro apo kundër vaksinës?

08.12.2020 - 19:23

Vaksina anti-covid, ka qenë tema më e diskutuar e këtyre ditëve të fundit dhe lajmi i mirë është që tashmë ka filluar të shpërndahet edhe për popullsinë e gjerë. Britanina e Madhe ka qenë e para që ka nisur vaksinimimin, ç’ka e bën Britaninë e Madhe të parin vend në Europë që nis vaksinimin anti-covid.

Por për të treguar si është situata në vendin tonë dhe cfarë po ndodh aktualisht me koronavirusin Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në studion e Rudina Magjistarit. I pyetur nëse është pro dhe a do e bënte vaksinën, Pipero shprehet shumë optimist dhe se do ishte një nga të parit që do e aplikonte atë.

Rudina Magjistari: A jeni ju pro vaksines, do e bënit ju?

Pëllumb Pipero: Mundësia për të pasur bota dhe mjekësia një vaksinë para fundit të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm, është lajmi më i madh dhe më i mirë që bota merr në pragun e festave të fundvitit. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë dhe i rëndësishëm për ne. Dalja në qarkullim e vaksinës fillon fundin e pandemisë dhe kjo është mëse e sigurt.

Sinqerisht do jem ndër të parët që do ta aplikoj vaksinën sepse kam besimin e plotë se së pari vaksina është zgjidhja e kësaj pandemie. Së dyti vaksinat janë mjaft të sigurta dhe mbi të gjitha ndryshe nga vaksinat e tjera, kjo është më efikase rreth 94%. Për të gjitha këto arsye jo vetëm që është një lajm i mirë apo që shënon fillimin e fundit të kësaj pandemie dhe unë do jem midis atyre jo vetëm si bluzë e bardhë por edhe si qytetar për ta aplikuar vaksinën jashtë dhe larg çdo skepticizmi të mundshëm që për fat të keq që edhe midis nesh në vendin tonë nuk mundon.