MENU
klinika

''Unë gjithashtu nuk do e takoj familjen time''

Ministri italian: Krishtlindje në shtëpi për mënjanimin e valës së tretë Covid-19

09.12.2020 - 14:09

Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve pritet që rreth 15 milionë italianë do të udhëtojnë në destinacione të ndryshme, pra niveli i kontaktit midis njerëzve do të rritet në mënyrë dramatike dhe, nëse duam të shmangim një valë e tretë duhet të qëndrojmë në shtëpi, deklaroi ministri Jashtëm italiane, Luigi Di Maio në emisionin ”Porta a Porta”.

”Unë gjithashtu nuk do të shkoj në familjen time në Kampania”, shtoi ai.

“Nëse të gjithë i respektojmë rregullat, vala e tretë nuk do të vijë. Unë e di që të moshuarit janë vetëm, por është shumë e rrezikshme të takohemi”, paralajmëroi ministri.

“Po përjetojmë një film të parë tashmë në valën e parë, ekzistojnë rregulla, rajonet janë ndarë sipas rrezikshmërisë, jo të bëjmë si të duam”, shtoi Di Maio duke komentuar mbi vendimin e kryetarit të bashkisës së Abruzzos, i cili kërkon të kalojë nivelin e alarmit nga e kuqja në portokalli dy ditë përpara afatit.

“Problemi nuk është rajoni ose kryetari i bashkisë. Problemi është menaxhimi i shtetit dhe precedentët që krijohen. Ne nuk jemi të lumtur për të mbajtur dyqane të mbyllura ose të pengojmë njerëzit të shohin të dashurit e tyre. Por, ne e dimë se çfarë kostosh janë, mijëra jetë njerëzish”, theksoi ministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!

“Këta s’kanë popull që t’i ndjekë dhe përdorin trupin“

Tensionet në Kuvend, Artan Fuga: Nëse përdor trupin, nuk je më deputet!

Përplasjet në Kuvend/ “Ku janë ambasadorët?”

Gjekmarkaj: FNSH u fut si në shtetet që sundohen nga juntat!